Availability: In Stock

Kombi qe u lind

SKU: 9789928190598

900L

Category:

Përshkrim

Libri “Kombi që u lind” me autorë Dan Senor dhe Saul Singer është një dritare e mrekullueshme për të parë në brendësi, dhe kuptuar në thelbin e saj, pikërisht këtë mrekulli ekonomike, që i ka rrënjët tek inovacioni, teknologjitë e reja dhe start – up, këtë karakteristikë specifike speciale të një populli mjaft inovativ e largpamës në modelin dhe instrumentet e tij të preferuara të zhvillimit.

Siç e nënvizojnë vetë autorët, “ky libër është pjesërisht shpjegim, pjesërisht argumentim dhe pjesërisht rrëfim” për historinë, kulturën dhe efektet e mrekullueshme të start – up nation, siç ka filluar të quhet rëndom Izraeli.

Lexuesi shqiptar do të zbulojë në faqet e këtij libri një Izrael dhe një kulturë e mentalitet inovativ, shkencor e zhvillues që ndoshta nuk e ka menduar dhe imagjinuar kurrë. Do të gjejë një shembull perfekt dhe një frymëzim që na duhet aq shumë të gjithëve.

Mbi autorët
Dan Senor është Partner i Lartë i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë. Ai është përfshirë në studime, politika dhe biznes në Lindjen e Mesme. Si këshilltar i lartë për politikën e jashtme i qeverisë amerikane, ai ka qenë një prej zyrtarëve më afatgjatë që ka shërbyer në Irak, detyrë për të cilën, është shpërblyer me dekoratat më të larta civile nga Pentagoni.

Ai ka shërbyer, gjithashtu, si këshilltar i Pentagonit në Komandën Qendrore në Katar dhe si këshilltar për politikën e jashtme dhe komunikimin në senatin amerikan. Ai ka studiuar në Izrael dhe në Shkollën e Biznesit të Harvardit dhe ka udhëtuar gjerësisht nëpër të gjithë botën arabe.

Në karrierën e tij të biznesit ai ka investuar në një sërë sipërmarrjesh të reja izraelite dhe amerikane të teknologjisë së lartë, ndërsa, aktualisht i është bashkëngjitur një fondi global investimesh, me qendër në Nju Jork.

Artikujt analitikë të Dan Senor janë publikuar shpeshherë nga Wall Street Journal; ndërsa, ai ka shkruar gjithashtu për New York Times, Washington Post, Standard Weekly dhe Time. Dan Senor jeton në Nju Jork me bashkëshorten dhe dy djem.

Saul Singer është editorialist dhe redaktor i editorialeve për Jerusalem Post. Historiani Michael Oren e ka quajtur librin e tij “Confronting Jihad: Israel’s Struggle and the World after 9/11” “një lexim të detyrueshëm për çdokënd, ekspert ose jo, i interesuar për Lindjen e Mesme”.

Ai ka shkruar për Wall Street Journal, Commentary, Moment, The New Leader, Bitterlemns (një revistë elektronike izraelito – palestineze) dhe blogun ndërkombëtar të Washington Post, PostGlobal.

Përpara se të transferohej në Izrael, në vitin 1994, ai ka shërbyer si këshilltar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për Dhomën e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Komitetet Bankare të Senatit. Saul Singer jeton në Jerusalem me bashkëshorten dhe tre vajza.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

282

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

4/8

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kombi qe u lind”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *