Përshkrim
A mundet që një lajm i rremë të shënjojë fatin e një kontinenti? Kjo është pikërisht ajo që beson një industrialist i pasur në para e mbështetje politike dhe një marketer i paskrupullt. Së bashku do t’i hapin rrugën ngjarjeve të cilat do të shkaktojnë në 1954, grushtin famëkeq të shtetit në Guatemalë, të mbështetur nga CIA. Po kur në piedestalin e historisë ngjitet ajo, Marta, ekscentrike dhe një bukuroshe e apasionuar pas politikanëve në përgjithësi dhe e diktatorëve në veçanti, kuptojmë se mund të ndodhë çdo gjë, edhe atëherë kur mendojmë se e dimë sesi do të përfundojë gjithçka. Mario Vargas Llosa ka shkruar një libër që flet për të shkuarën por me një aktualitet të paimagjinueshëm. Me këtë roman ai rikthehet tek atmosfera dhe personazhet që e kanë bërë të famshëm në gjithë botën. Te “Kohë të këqija” faktet historike gërshetohen me trillimin letrar: kjo është e vërteta e një romani të madh që çmonton dhe zbulon gënjeshtrat e propagandës. «Te Kohë të këqija rikthehen shumë nga temat më të dashura të Vargas Llosës: duke filluar nga urgjenca për të denoncuar të zezë në të bardhë padrejtësitë dhe dëshirën për liri».
El Mundo
«Një roman historik që nuk mund të jetë më aktual».
La Vanguardia
Mario Vargas Llosa u lind më 1936 në Arequipa të Perusë. Romanet e tij më të njohur janë: “Qyteti dhe qentë”, “Bisedë në katedrale”, “Pantalemoni dhe vizitorët”, “Teze Julia dhe shkresaxhiu”, “Lufta e fundit të botës”, “Historia e Maitës”, “Kush e vrau Palomino Moleron?”, “Orgjia e përjetshme”, “Kohë të vështira etj”. Këto dhe veprat e tjera të shkruara prej tij e kanë bërë shkrimtarin peruan të fitonte një Çmim Nobel shumë të merituar.
Në shqip nga Shtëpia Botuese Dudaj “Shtëpia e gjelbër” dhe pritet të vijnë: “Teze Julia dhe shkresaxhiu”, “Lufta e fundit të botës”.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.