Përshkrim
Romani Koha në mes ka në qendër jetën e një familjeje shqiptare të kamur, nga ato që fill pas vitit 1944 u konsideruan të deklasuara dhe iu sekuestruan pasuritë. Protagonistët e romanit janë përfaqësuesit e katër brezave të familjes Terziu, jeta e të cilëve shpaloset në mënyrë kronologjike në faqet e romanit me një realizëm dhe dramacitet të fuqishëm. E shkruar në stilin e romanit klasik, vepra është e shtrirë në kohë dhe ka ngjarje të shumta që përbëjnë thelbin e tij, si dhe sfondin ku zhvillohen ngjarjet. Ato janë ngjizur në mënyrë të natyrshme në fabulën e tij dhe gërshetohen me fatet e personazheve kryesore dhe episodike, që janë të shumta dhe krijojnë një tablo të plotë të ngjarjeve në tri periudha historike kulminante të popullit shqiptar. Romani ka patosin dhe dramacitetin e një vepre epike, që synon të rrokë ngjarje epokale historike dhe t’i japë ngjyrimin e duhur artistik dhe emocional. Shkrimtarja është mjeshtre e vërtetë në krijimin e atmosferës së kohës së përshkruar në roman.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.