Availability: In Stock

Klani i sorgumit te kuq

Autor: Mo Yan
SKU: 9789928226136

2,000L

Category:

Përshkrim

Mo Yan u lind më 17 shkurt të vitit 1955 në Gaomi të Provincës Shandong, Republika Popullore e Kinës. Është autor i njëmbëdhjetë romaneve, ku më të njohurit janë: “Bretkosa”, “Klani i Sorgumit të Kuq”, “Balada e hudhrës”, “Gjoksplota dhe vithegjera”, “Republika e Verës”, “Lodhur deri në vdekje”, si dhe i më shumë se njëqind novelave, si “Karota e tejdukshme”, “Vajza e komandantit” etj.

Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht, italisht, japonisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe shumë gjuhë të tjera të botës. Është një autor i njohur dhe me ndikim në fushën e letrave në botë dhe për herë të parë vjen në gjuhën shqipe i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze.

Mo Yan është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë Kinës, ku ndër më të rëndësishmit janë çmimi për letërsinë e huaj në Francë, “Laure Batailin”, çmimi për letërsinë ndërkombëtare në Itali, “Nanino”, çmimi për letërsinë aziatike në Japoni, çmimi për letërsinë në gjuhën kineze “Niuman” në SHBA, çmimi më i lartë për letërsi në Kinë, “Çmimi për letërsi Mao Dun” etj.

Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për Letërsi me motivacionin: “Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren”.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Klani i sorgumit te kuq”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *