Historia ime
1,400L
Edward Snowden, njeriu që rrezikoi gjithçka për të shpërfaqur sistemin e mbikëqyrjes masive të qeverisë amerikane, zbulon për herë të parë historinë e jetës së tij, si dhe mënyrën se si ai ndihmoi për ta ndërtuar atë sistem dhe çfarë e motivoi në përpjekjet për ta shkatërruar atë.Në vitin 2013, njëzetenëntëvjeçari Edward Snowden tronditi botën kur u largua nga institucionet e inteligjencës amerikane dhe zbuloi se qeveria amerikane po përdorte fshehurazi çdo mjet për të përgjuar çdo telefonatë, tekst të shkëmbyer dhe imejl. Rezultati ishte një sistem i paprecedentë i mbikëqyrjes masive me aftësinë për t’u futur në jetën private të çdo personi në Tokë. Shtatë vjet më vonë, Snowden-i rrëfen për rolin e tij në krijimin e këtij sistemi dhe pse vendosi ta ekspozojë atë. Duke rrokur në një rrëfim të vetëm jetën në rrethina gjatë fëmijërisë dhe postimet klandestine të CIA-s dhe NSA-së kur ishte adoleshent, Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur. Historia ime është një autobiografi me rëndësi themelore në epokën tonë digjitale, që do të kthehet në mënyrë të pashmangshme një vepër klasike.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.