Ka Stok

Historia E Moprateve

Autor: Zhorzh Sand
SKU: 9789928184214

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

2 stok

Category:

Përshkrim

Libri Historia e Mopratëve është një roman mbi arsimimin dhe edukimin në kuptimin më të plotë të termit, ngaqë djaloshi Moprat, i izoluar për hir të trilleve të fatit mes një soji ujqërish, që janë ungjërit e vet, nuk di as të lexojë. Zhorzh Sandi përfiton nga ky personazh ekzemplar për të na zbuluar aspektet e shumanshme të fjalës njerëzore, së cilës i vë përballë këndshëm qenin trupvogël të Markasit të lindur memec, i cili nuk begenis të lehë Nga rrëfimi i zakonshëm te fjala mbrojtëse, nga premtimi te pohimi, të gjitha llojet e ligjërimeve, tërë mënyrat e komunikimit shfaqen në Historia e Mopratëve. Në këtë roman, veprimi i të cilit vendoset në dy Berrinë e shekullit XVIII dhe që ka një fabul sa filozofike aq edhe historike rrëfimi na bën të dalim prej natës feudale, duke na tërhequr, përmes një lakoreje të fortë nëpër luftën për liri të Shteteve të Bashkuara, në trojet e një bote të re më pak të padrejtë. Historia e Mopratëve është një roman optimist dhe thellësisht rusojan.