Përshkrim
Libri “Hija e Maleve” nis me novelën “Nusja e mrekullueshme” novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
Ngjarjet që lidhen me tragjizmin të cilin e pëson Leka, si pasojë e dashurisë që çon me nusen e mrekullueshme, zanën, që i shfaqet gjatë kohës kur ky kulloste bagëtitë, ia rrëfen prifti të fshatit, Don Marku, të riut intelektual që ishte shkolluar jashtë Shqipërisë.
Ngjarjet që tregon prifti në rrëfimin e tij në lidhje me tragjiken që pëson Leka, në psiken e të riut shqiptar të shkolluar në një metropol europian ngrenë dilema të mëdha, dhe në njërën ose mënyrën tjetër edhe pse si personalitet ishte “formuar” larg ambientit i cili këto e rrëfime të ngjashme i konsumonte si gjëra të vërteta, kishin lënë përshtypje të thellë tek i riu intelektual.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.