Availability: In Stock

Heronjte jane te uritur

Autor: Gezim Qendro
SKU: 9789928186621

500L

Category:

Përshkrim

Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.

Ashtu si koncepti i koras, shkrimet e kësaj serie do të përpiqen të jetë hapësira pragnore, gjeneruese interpretimesh kurrsesi shteruese apo shterpëruese, fqinjërime fatlume të shqisores me të rrokshmen nga intelekti në ndjekje të kuptimit sidomos në hapësirat e ndërmjetme, shpesh të shpërfillura, diku midis natyrës dhe kulturës, ashtu si kori i teatrit grek i vendosur midis aktorëve dhe shikuesve shtjellonte atë çka personazhet nuk ua përcillnin dot spektatorëve.

Tekstet e kësaj serie do të gërmojnë për ide në procesin e khoras, pra kalimit nga humbella gjithëpërpirëse e të paemërtueshmes që sfidon zgjedhën semiotike të gjuhës, te nacionaliteti i strukturave gjuhësore që prodhojnë domethënie si përmes mohimit të metafizikës së pranisë, ashtu edhe ofrimit bujarisht të kësaj hapësire të paqëndrueshme me potencial çlirues prej idesh dhe identitetesh të fosilizuara kulturalisht…

Megjithëse nuk ndjejmë ndonjë keqardhje për mungesën e studimeve të historianëve shqiptarë sipas kritereve të materializmit historik të njëjta me ato të akademikëve bullgarë, maqedonas apo rumunë, nuk mund të mos shprehim keqardhjen për heshtjen e pakuptueshme të historiografisë tonë në këto njëzet e pesë vite pas rrëzimit të sistemit parti – shtet.

Arsyeja e parë e moslejimit të subjektit për atë që ishte lidhet besoj me nevojat e propagandës së regjimit totalitar. Nuk ishte politikisht korrekte që historiografia zyrtare të fliste hapur për paudhësi të tilla shoqërore si dukuria e marrjes peng apo e plaçkitjes së karvanëve dhe udhëtarëve, dukuri që nuk përputheshin me imazhin ideal të popullit shqiptar si “trim, punëtor dhe liridashës”, një opinion që shpallej bujshëm nga tribunat dhe pritej me brohoritje nga pjesëmarrësit në mbledhje apo mitingje solemne.

Kaq shpesh e dëgjuan shqiptarët këtë togfjalësh sa që nuk është çudi që shumë prej tyre filluan ta besonin vërtet. “Fajin” përse nuk arritëm dot ta lexonim atë çka autori na e tregoi haptas pa fshehur asgjë e kanë syzet ideologjike të estetikës leniniste dhe brerores romantike të folklorit, të cilat i veshën tablosë rrobat ngashënjyese të konformizmit politik dhe emfazës romantike duke mos na lejuar ta shohim për atë që kish qenë gjithmonë, një hapësirë topologjike ku artisti kishte përshkruar me saktësi zakonet e epokës së tij, duke dëshmuar: vullnetin për të pasqyruar me anë të gjuhës artistike vetë realitetin nisur vetëm nga vëzhgimi skrupuloz i fakteve… duke marrë përsipër:… të bëjë portretin historik të mikut të tij më të ngushtë, njeriut të shekullit XIX, qoftë ky edhe një kaçak i jashtëligjshëm.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

116

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

2/5

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Heronjte jane te uritur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *