Përshkrim
Një njeri vret gungaçin Rigoleto, i cili, simbolikisht nëpërmjet gjymtimit të tij fizik, shpërfaq veset e një shoqërie të tërë dhe për këtë burgoset dhe gjykohet ashpër, pavarësisht qëllimit të mirë dhe aktit mbrojtës ndaj fyerjes që Rigoleto i bën të dashurës së tij.
Një burrë i moshuar shfaqet një ditë ballë një djali që ka humbur njërin sy dhe i dhuron atij një sy qelqi për të zëvendësuar syrin e munguar, kjo pa kërkuar asgjë në shpërblim veç qëndrimit të tij në një dhomë hoteli, “meqë ti më kujton tim bir” thotë i moshuari, por e vërteta davaritet kur djali takon një sivëlla të tijin me një sy, i cili nga ana tjetër ka ndeshur po të njëjtin burrë të moshuar.
Një vrasës mbart me vete një shkak të fortë për të justifikuar aktin e tij dhe i vetmi detaj që mundet ta zbulojë është një fletë ari në dhëmballë, ndërkohë që ekziston te gruaja që ka në dorë dorëzimin e tij një shkak më i fuqishëm për të mos e kallëzuar: dashuria.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.