Përshkrim
y libër jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, gjer në ditët e sotme. Greqia ishte vendi i parë i Evropës Lindore që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane ne vitin 1981.
E megjithatë, historia e saj është në shumë aspekte e ndryshme nga ajo e pjesës perëndimore të kontinentit, jo thjesht si pasojë e trashëgimisë së ortodoksisë, apo e sundimit të gjatë otoman, por edhe për faktin që Greqia ka qenë e mënjanuar nga lëvizje të tilla të mëdha të historisë me ndikim aq të madh në Europën Perëndimore, si Rilindja Europiane.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.