Informacion shtesë
Autori | |
---|---|
Gjuha | |
Nr i faqeve | 288 |
Shtëpia botuese | |
Shkrimtarët |
1,000L
Gravura nga Buenos Airesi, i shkruar më 1933, është një mbushulli me imazhe e përjetime nga epoka ku kryeqyteti i Argjentinës po shndërrohej në një metropol modern. Me përpikërinë e artit të gravurës, Arlt-i ka ditur të na japë një prozë të mrekullueshme: gjuha e gjallë e stili i mprehtë i japin jetë një proze të stilizuar e të hollë që pikturon detajet e jetës së përditshme të Buenos Airesit. Kumarxhinj, hajdutë, xhambazë, spekulantë, bjerrakohës, nga njëra anë, e njerëz të rëndomtë, zanatçinj, policë, të dashuruar, ëndërrimtarë, prindër, fëmijë e të rinj, nga ana tjetër, mbushin afreskun me ngjyra të forta përmes së cilit Arlt-i ngre dyshime për nevojën dhe mënyrën se si po merr formë modernizimi: elektrifikimi, telefoni, ngritja e ndërtesave të larta sfidojnë vlerat dhe monumentet e mënyrave të vjetra të jetesës, të cilat bëjnë çmos të mos bien në harresë, po nga ana tjetër nuk duan të marrin pjesë në ndërtimin e të ardhmes. Kemi të bëjmë me një libër plot dhimbje, humor, melankoli, optimizëm, pasuri e mjerim, që përcjell ndryshimet e thella të fillimshekullit, jehona të kulturës evropiane të përtejoqeanit. “Jeta e një populli” që ndien tek i shket dheu nën këmbë.
Autori | |
---|---|
Gjuha | |
Nr i faqeve | 288 |
Shtëpia botuese | |
Shkrimtarët |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.