Availability: In Stock

Gjuetari i shtrigave

SKU: 07866

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

“Gjuetari i shtrigave”, libri i parë i serisë thriller me protagoniste detektiven Xhesika Niemi, është New York Times dhe Spiegel Bestseller. Po përkthehet në 40 gjuhë të ndryshme dhe së shpejti do të jetë edhe serial televiziv në Hollywood nga Greg Silverman i Stampede Ventures.Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës. A është çmendur lexuesi besnik i Roxher Koponenit, apo kemi të bëjmë me një çështje tejet personale? Si mund ta ndalojë Xhesika një kriminel që di çdo hollësi të librit edhe më mirë se vetë autori?Noiri më i freskët këtë herë vjen nga Finlanda! Një thriller psikologjik, trullosës e plot të papritura. Max Seeck ka aftësi fenomenale të krijojë ngjarje mahnitëse e ta befasojë lexuesin përherë e më shumë.“Një nga librat më të mirë që kam lexuar. Absolutisht drithërues, i shkruar mirë dhe të lë pa frymë deri në faqen e fundit.” – Emelie Schepp, autore e Slowly We Die Në shqip nga i njëjti autor gjendet edhe romani thriller “Engjëjt e Hamurabit”.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gjuetari i shtrigave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *