Përshkrim
Gjithçka për asgjë i Walter Kempowskit është njëvepër madhore e letërsisë gjermane që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej. Për të shkruar këtë roman, Kempowski rrëmoi thellë në pasurinë e tij të ditarëve privatë dhe skicave biografike nga kjo epokë dhe nga ku rajon; në të vërtetë, ka pak vepra që e portretizojnë eksodin e gjermanëve të Prusisë Lindore me një përqendrim dhe saktësi të tillë. E megjithatë romani Gjithçka për asgjë nuk është në asnjë mënyrë një vepër e nostalgjisë nacionaliste në paraqitjen që u bën dëbimeve, as nuk ka të bëjë me frikën nga rusët dhe sigurisht, as nuk është një tablo fushëbeteje. Arti i Kempoëskit qëndron në aftësinë e tij për të vëzhguar në mënyrë të paanshme dëshpërimin, pikëllimin, shpresat dhe egoizmin e secilit prej protagonistëve të tij, duke na bërë të ndiejmë peshën e atyre kohëve të fundit, përtej çdo përkatësie.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.