Availability: In Stock

Gjaku i martirëve të kombit

SKU: 10029

1,200L

Zeri i priftit vinte i ngrohte dhe i embel brenda atyre mureve qe kishin filluar vajin e ndarjes. Heshtja qe pllakoste here pas here ua sembonte shpirtin gjithsecilit, duke fshire lotin qe rreshqiste pa u dukur. Jashte gjemonte zhurma e eres, e cila ngjante me melodine e violines, qe shoqeronte vajin e shpirtit, i cili po pergatitej per ndarjen nga kjo jete. Trishtimi nxirrte tinguj brenda simfonise, qe here shperthente, e here ulej nen ritmin e heshtjes qe udhehiqte mbremjen. Shpirti i priftit luftonte me dallget e terbimit te cilat kerkonin tja merrnin shpirtin ate nate, e atij i duhej te kapercente cdonjeren prej tyre. Dashuria behej varke shpetimi, ku voziste i sigurt, derisa te mberrinte prane bregut, ku e priste luftetari i betejave te jetes.Zoti e kishte thirrur t’i sherbente si bir i devotshem, duke lene pas gjithcka, per t’ia dhuruar dashurise, e cila e ushqente ne sofren e saj me ushqime qe nuk mbaronin kurre.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gjaku i martirëve të kombit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *