Përshkrim
aul Despier – i gjeti një letër të tij të shkurtër e pa komente, ku jepej kallëzimi i një murgu të arratisur nga Janina: “Zonjën Frosinë e mbyllën në një sëndyk venecian të larë në argjend dhe pak përpara se të zbardhte e hodhën në ujërat pis të liqenit. Pas saj, diku më larg, shprazën në liqen gjithë mllefin e Ali Pashait, vezirit të Janinës, duke mbytur, lidhur këmbë e duar edhe gjashtëmbëdhjetë gra të tjera që lebetiteshin duke thirrur zot e qiell.
Ndërsa ajo hyri pa zë në varrin e larë në argjend, duke duruar përunjazi kurorën e turpit mbi kokë: i shëmbëllente një hijeje, fytyra i qe tretur dhe zbardhëritur si shkumës, flokët i qenë bërë të tejdukshëm, duart i mbante të lidhura në një lutje të përjetshme, vetëm buzët e përvëluara si të paskëshin mbledhur gjithë dashurinë e botës. Sytë i kishin marrë një dritë të veçantë shprese, e cila nuk i përkiste dritës së kësaj bote…”
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.