Përshkrim
Shpesh kërkimi i luksit dhe i suksesit me çdo kusht na ndalon të dëgjojmë atë që na pëshpërit zemra jonë. Igor Malev ka vetëm një gjë në mendje: ish-gruan e tij Evën. Një plagë kjo, nga e cila nuk arriti asnjëherë ta merrte veten.
Çmimi origjinal qe: 500L.450LÇmimi i tanishëm është: 450L.
Këta dhjetëvjeçarët e fundit po jetojmë në gjirin e një kulture që parapëlqen famën, pasurinë dhe pushtetin, dhe pjesës më të madhe të njerëzve u kanë mbushur mendjen se aty qëndrojnë vlerat e vërteta me të cilat duhet përshtatur. Ajo që nuk dimë është se prapa kulisave, ata që tërheqin fijet, mbeten të panjohur. Ata e dinë që pushteti i vërtetë është ai që nuk shihet. Dhe pastaj, kur është tepër vonë, jemi kapur në grackë. Ky libër flet pikërisht për këtë grackë. Te libri “Fitimtari është i vetëm”, tri nga katër personazhet shohin t’u manipulohen ëndrrat: Igori, milioneri rus, që mendon se ka të drejtë të vrasë për një çështje të drejtë, të shpërfillë vuajtjen e një qenieje tjetër, apo të fitojë hiret e gruas që dashuron. Hamidi, manjati i modës, niset me qëllimet më të mira, deri sa e vë përfund sistemi që po përpiqej të përdorte. Gabriela, e cila, si shumica e njerëzve sot, është e bindur se lavdia është qëllim në vetvete, shpërblimi më i lartë në një botë që përlëvdon famën si plotësimin e epërm të jetës. Ky libër nuk është një roman drithërues, por një tablo e saposkicuar e botës së sotme.
1 stok
Shpesh kërkimi i luksit dhe i suksesit me çdo kusht na ndalon të dëgjojmë atë që na pëshpërit zemra jonë. Igor Malev ka vetëm një gjë në mendje: ish-gruan e tij Evën. Një plagë kjo, nga e cila nuk arriti asnjëherë ta merrte veten.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.