Përshkrim
Në këtë libër do të gjeni dhjetë tregime befasuese, të cilat e dërgojnë lexuesin në situata shumë të larmishme. Në njërin, një incident i parëndësishëm shkakton një seri me keqkuptime tronditëse dhe gjithashtu, qesharake, ndërsa në një tjetër, çunat dhe gocat e Tiranës fusin veten në një ceremoni pseudofetare, përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, një eksperiment që përfundon me konfirmimin e frikërave të tyre më të këqija. Në një tjetër, mishngrënësi e gjen veten të ngrënë ndërsa akoma më tutje, qytetërimi perëndimor rrëzohet kur një qen kapet duke ngrënë akullore fshehurazi të zotit.
Është një seri me tregime që përfshijnë fantashkencën, makthin, horrorin dhe gallatën, që të gjitha të shoqëruara me muzikë të përzgjedhur.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.