Përshkrim
ritikja e njohur kulturore, Bell Hooks, ofron një vizion mikpritës dhe me zemër të hapur mbi gjininë, seksualitetin dhe shoqërinë, në një volum frymëzues dhe të hapur për publikun. Nëpërmjet një stili angazhues dhe provokues, Bell Hooks na paraqet një teori popullore të feminizmit të bazuar në sensin praktik dhe mençurinë e përvojës.
I saji është vizioni i një komuniteti të dashur, që u bën thirrje të gjithë atyre që janë të angazhuar për barazinë, respektin reciprok dhe drejtësinë. Hooks vë në punë analizën e saj kritike drejt çështjeve më të diskutuara dhe sfiduese me të cilat përballen feministet sot, duke përfshirë të drejtat e riprodhimit, dhunën, racën, klasën dhe punën.
Me mprehtësinë e saj të zakonshme dhe sinqeritetin e pakursyer, Hooks bën thirrje për një feminizëm të lirë nga pengesat përçarëse, por të pasur me një debat të sertë. Me një gjuhë optimiste dhe syhapëse, Hooks na inkurajon për të kërkuar alternativa ndaj një kulture patriarkale, raciste dhe homofobike dhe për të imagjinuar një kulturë tjetër.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.