Availability: In Stock

FEMIJA BRENDA TEJE

SKU: 9789928468277

1,200L

Përshkrim

Femija brenda nesh” është pjesë shumë e rëndësishme e pavetëdijes sonë, një përmbledhje e frikërave, shqetësimeve, nevojave, të cilat i kemi përjetuar që në fëmijërinë e hershme. Eksperiencat negative dhe pozitive gjatë fëmijërisë janë të ngulitura thellë në pjesën tonë të pavetëdijshme. Të parat qëndrojnë eksperiencat negative, të cilat na krijojnë vështirësi kur rritemi. Sepse “Fëmija i Brendshem” përpiqet
që t’i largojë ngjarjet lënduese të përjetuara në fëmijëri. “Femija ynë i Brendshëm” në një mënyrë të pavetëdijshme ka një ndikim të madh te ndjenjat, mendimet dhe veprimet tona. Madje, shumë më tepër nga ajo që mund të kuptojmë. Por si mund ta rifitojmë mungesën e besimit?
Femija brenda nesh duhet ta rigjejë folenë, shpjegon psikoterapistja Stefanie Stahl. Pasi, ai që nuk e ka një fole të brendshme nuk gjen dot as edhe një të jashtme. Nëpërmjet ushtrimeve praktike do ta njohim Fëmijën e Brendshëm jo vetëm si “Femija i Errësirës” por edhe si “Fëmija i Dritës”.
Ushtrimet do të na ndihmojnë të hedhim pas krahëve eksperiencat e hershme negative, duke na orientuar drejt mënyrave të reja të sjelljes, nëpërmjet të cilave do të mundemi të krijojmë marrëdhënie dhe një jetë më të lumtur.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

280

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “FEMIJA BRENDA TEJE”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *