Përshkrim
Në famullinë e vjetër të një fshati modern holandez, Loesi gjashtëvjeçare jeton me nënën artiste dhe me Lukosat, dy burra babaxhanë, për të cilët të gjithë mendojnë se janë qiraxhinjtë e piktores. E gjithë bota rrotullohet rreth Loesit: ajo është qendra e vëmendjes, nga çdo fjalë e saj varen gjithë bashkëmoshatarët duke e zgjedhur në heshtje si prijësen dhe organizatoren e tyre për lojërat argëtuese dhe kurthet e papritura. Lumturia e saj është e pacak dhe do kulmojë kur të takojë Tomasin, i cili së bashku me familjen do vendosen në këtë vend. Së bashku, ata përjetojnë çaste të vërteta lumturie, që do kurorëzohen me një miqësi të fortë. Por magjia e këtyre çasteve do shndërrohet në një tragjedi të vërtetë kur babai i Tomasit do gjendet i vrarë, kurse nëna e Loesit do dënohet me burg për këtë vrasje të pakuptueshme. Errësira që na ndan flet për ndjenjat e thella njerëzore, për dashurinë, për pranimin e faljen, dhe mbi të gjitha për domosdoshmërinë e rindërtimit të historisë së jetës me vërtetësi.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.