Përshkrim
Fragment
tash që po e harrojmë të kaluemen
gjithçka duket ma e lehtë
trishtimi i dyqaneve bosh paska qenë
romantik
fustani i vetëm i basmës paska qenë
ekologjik
leximet e mohueme e të burgosuna paskan qenë
bohemiane
vorfnia e mendimeve të paushqyeme paska qenë
mallëngjyese
shkrimtarët e përkëdhelun me udhëtime e shkollime paskan qenë
sfidues
tash që po e harrojmë të kaluemen
a e vëren si përsëritet?
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.