Availability: In Stock

Eminesku i injoruar dhe ideologjia e tij popullore

SKU: 9789995617257

800L

Category:

Përshkrim

Monografia për Emineskun me të cilën poeti Lasgush Poradeci mbrojti doktoraturën e vet në Universitetin e Gracit, na çudit të gjithëve me përmasat e shtrirjes, me thellësinë e gjykimit e të analizave, me njohjen e thellë të letërsisë rumune e europiane, me aftësinë për të vënë në dukje lidhjet e Emineskut me kulturën e folklorin rumun e me poezinë e filozofinë gjermane dhe botërore.

Merita e kësaj monografie nuk është vetëm zbulimi e ndriçimi i ndikimit të letërisë e filozofisë gjermane te poeti Eminesku, por theksimi i mendimit se ai diti ta përthithë brenda vetes e të mos bëhet as dhe ndonjëherë rob i saj.

Si çdo poet e shkrimtar i madh, Eminesku u ndikua nga letërsia e filozofia, veçanërisht ajo gjermane, që e njihte mjaft mirë, por ai krijoi veprën e vet, e cila është origjinale, e mbështetur thellësisht në poezinë popullore rumune dhe në shpirtin e kombit të vet. Duke e njohur e dashuruar thellësisht krijimtarinë e begatë e të thellë të popullit, Eminesku krijoi një poetikë e një metrikë krejtësisht të re.

Ai e ngriti poezinë rumune në nivele të poezisë botërore. I dha poezisë shtrirje, hapësirë. E bëri të ndjeshme e të afërt për shpirtin. E afroi me kohën dhe me shqetësimet e kombit e të botës. Emineskut i përket merita e pasurimit dhe lavdërimit të gjuhës rumune. Ai e çliroi gjuhën poetike nga kallëpet standarde, i dha liri dhe frymëmarrje. E bëri të aftë të na transmetonte me forcë shprehëse të gjithë gamën e pasur të ndjenjave njerëzore.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

216

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

18/4

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Eminesku i injoruar dhe ideologjia e tij popullore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *