Ka Stok

Do te te jap diellin

Autor: Jandy Nelson
SKU: 9789928002013

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

1 stok

Category:

Përshkrim

Xhudi dhe vëllai i saj binjak, Noa, janë jashtëzakonisht të lidhur. Në moshën trembëdhjetë vjeçare, Noa, tip i mbyllur, vizaton pareshtur kurse Xhudi guximtare hidhet nga shkëmbinjtë, vë buzëkuq dhe flet sa për të dy.

Por, tre vjet më vonë, kur ishin gjashtëmbëdhjetë vjeç, Xhudi dhe Noa mezi flasin mes tyre. Ka ndodhur diçka që i shtyu binjakët në drejtime e rrugë të kundërta… deri sa Xhudi njeh një djalë hokatar e të bukur, por edhe dikë tjetër, një forcë të re e të paparashikueshme në jetën e saj.

Vitet e para janë historia e Noas. Vitet e fundit i përkasin Xhudit. Ajo që nuk kuptojnë binjakët është se secili ka vetëm gjysmën e historisë dhe, nëse e gjejnë rrugën drejt njëri-tjetrit, do të kenë mundësi të ribëjnë botën.

Ky roman rrezatues nga autorja e vlerësuar me shumë çmime Jandy Nelson, do t’ju lërë pa frymë, do t’ju bëjë të përloteni e të qeshni njëkohësisht.