Përshkrim
Ata vazhdonin të silleshin me të njëjtën shkujdesje, të qaheshin e ankoheshin pa fund kur sëmureshin, por të vepronin me papërgjegjshmëri të çmendur në lidhje me veten dhe të tregoheshin kokëkrisur dhe kokëfortë kur ishin mirë. Kur mund të gjenin punë, bënin çdo gjë, punët më të rrezikshme dhe më të mundshme për t’u infektuar; dhe po t’u flisje, përgjigja e tyre ishte, – E kam lënë në dorë të Zotit; po më zuri, atëherë do kujdeset Ai dhe ky ishte fati im, – dhe gjëra të tilla.