Availability: In Stock

Dhjetor ’90

SKU: 9789995639402

1,050L

Category:

Përshkrim

Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar. Që të mund ta arrijë këtë ajo duhet të mbështetet në fakte të pakundërshtueshme e të dokumentuara me akte e dëshmi të besueshme dhe me një analizë të mirëfilltë shkencore e me ndershmëri.

Publikimi i dokumentacionit historik do të pamundësojë hamendësimet apo sajimet për nga naiviteti dhe dashakeqësia. Ky ka qenë edhe synimi ynë në përgatitjen e këtij botimi, t’i japë lexuesit, mbështetur në dokumente autentike, një tablo të asaj që ndodhi, por jo opinonet apo kujtimet e protagonistëve, të dhëna në kohë të ndryshme shpesh dhe jo të njëjta.

Këto materiale të pakundërshtueshme do të ndihmojnë dhe do të ndihmojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër komunizmit dhe përmbysjen e diktaturës nga studentët e Universitetit të Tiranës dhe të mbështetjes që i dhanë qysh në fillim kësaj lëvizjeje qytetarët e Tiranës të të gjitha shtresave.

Dokumentet dhe materialet që po publikojmë japin mundësinë të vendosim saktësisht në kohë ngjarjet, të njohim protagonistët e atyre ditëve historike, të orientohemi për kërkime të mëtejshme që lidhen me ndodhitë e asaj periudhe historike, për sa kohë që janë gjallë dëshmitarët që dëshirojnë të flasin. Dhe dëshmitë janë të besueshme kur thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, dhe që gjejnë vërtetim në dokumentacionin autentik.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

198

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

13/1

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dhjetor ’90”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *