Availability: In Stock

Daullja prej letre

SKU: 9789994316366

800L

Category:

Përshkrim

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.

Në dukje ato ngjasojnë si novela të pavarura, por në thelb janë të lidhura bukur mirë me njëra-tjetrën; sa në unitetin e brendshëm të argumentit të shtjelluar aq edhe, sidomos, në mënyrën e shikimit, gjer edhe në ecejaken e disa personazheve që diku duken e diku zhduken, për t’u rishfaqur rishtazi.

Në bulb të këtyre 9 rrëfenjave, që si tërësi krijojnë një trajtë romanore origjinale, gjallon një detaj i kthyer në metaforë: daullja prej letre. Është një përcaktim a idiomë që edhe kuptohet, edhe s’kuptohet në domethënien e asociuar të saj, që ka sipëri sa një shtresim folklorik, aq edhe diçka anekdotike. Përtej veskut kinse popullor të kësaj shprehjeje të ardhur prej vulgut, si fjalë-metaforë, pra në brendinë e vetë romanit, përkundrazi, ndryhet frika.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

320

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Rafti #

0/2

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Daullja prej letre”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *