Availability: In Stock

Dashuria ne koherat e koleres

SKU: 9789928354587

1,500L

Category: Tag:

Përshkrim

Gabriel Garcia Marquez u afirmua si personalitet i fuqishëm letrar dekada më parë kur botoi romanin “Njëqind vjet vetmi”, një libër që u bë legjendë dhe është lexuar nga miliona vetë në mbarë botën. Pas tij erdhën libra të tjerë të këtij autori dhe secili syresh tërhoqi lexues të rinj dhe vlerësime të larta të reja nga kritika, çka kulmoi me marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi në 1982.

“Dashuria në kohërat e kolerës” është një tjetër libër i Garcia Marquez – it që zë vend përkrah asaj vepre të mëparshme të dëgjuar, në tufën e kryeveprave të letërsisë së sotme. Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.

“Ishte e pashmganshme…”. kështu nis rrëfimi i kësaj historie në brigjet e Karaibeve të Amerikës së Jugut, një histori që vjen nga fundi i shekullit të XIX – të dhe që ndjek jetën e tre vetave me fatet e ndërthurura të tyre. Megjithatë, në fillim asgjë nuk duket e pashmangshme, sepse ky është një rrëfim për një dashuri të pashpërblyer, më saktë, për një dëshmi prej pesëdhjetë vjetësh, nëntë muajsh dhe katër ditësh. Sepse kaq i është dashur Florentino Arizas të presë për t’i shprehur, edhe një herë tjetër, dashurinë e tij të pashuar Fermina Dasës, me të cilën kishte rënë në dashuri dhe që e kishte bërë të vetën shumë vite më parë.

Veçse, qe hiri i tij i mbrapshtë që këtë shprehje të dashurisë ai e bëri në funeralin e bashkëshortit të saj, njërit prej burrave më të shquar të kohës së tij, mbrojtës e përkrahës i arteve, profesor i mirënjohur në mjekësi dhe njeriu që qe në krye të fushatës kundër epidemisë së kolerës që pati rrënuar vendin. E tronditur nga fjala e guximshme e Florentinos, Fermina e nxjerr jashtë shtëpisë. Por nuk është veçse fillimi.

Me dorën e sigurt, humorin dhe urtësinë e mençurinë e rrallë të një mjeshtri të prozës, Garcia Marquez – it i zbret ata (dhe lexuesin) në kohë, në ato ditë të para kur qenë njohur, dëshmuar dhe detyruar për t’u ndarë. Ai rrëfen si marrin rrugë krejt të ndryshme nga njëri – tjetri: Florentino, me poezinë e tij, me daljen në krye të vendit në punën e tij, dhe (megjithë përkushtimin nda Fermina Dasës) në vardisjen e vazhdueshme prej femrave.

Lexuesi sheh se si Ferminës i vjen rrotull beqari më i pëlqyer i kohës, Doktor Juvenal Urbino de la Calle; si martohen këta të dy; si përjetojnë gjithë ngjarjet dhe emocionet: muajin e mjaltit, pasionin, pabesitë e vogla, ndarjen, besimin dhe aventurat, të gjitha këto pjesë e periudhës së gjatë e të fuqishme të martesës. Dhe pastaj, në atë pikë, që mund të quhet si dita e mbrame e jetës së tyre, Fermina Dasa dhe Florentino Ariza puqen bashkë edhe një herë tjetër, në një takim, përfundimi i të cilit ëshë aq fatal e aq emocionalisht me ankth.

Komente mbi librin
“Një roman i plotë e i gjithanshëm, rrëfimi i fuqishëm i të cilit mund të krahasohet vetëm me fuqinë e fisnikërisë së vizionit të tij për jetën.”

The New York Times

“Një histori dashurie emocionesh tronditëse dhe gjendjesh shpirtërore tërheqëse, një komedi njerëzore, plot humor e thellësi ndjenjash, gjithçka e jashtëzakonshme deri në mrekulli.”

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Nr i faqeve

415

Short Description
Rafti #

2/5

Pesha

Website Stock