Availability: In Stock

Dashnoret poshte Danubit

SKU: 9789928062581

1,000L

Category:

Përshkrim

A mund të ketë arsye më të forta se dashuria dhe urrejtja? “Dashnorët poshtë Danubit”, është një histori dashurie dhe pasioni në Budapestin e pushtuar nga nazistët, është një dramë e ndërlikuar, e dy personazheve të divorcuar që ritakohen në rrethana ekstreme. Romani “ngacmon një nga plagët e pashëruara të shekullit XX, genocidin e ushtruar ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një kënd vështrimi i ndryshëm nga ai i librave të historisë. “Dashnorët poshtë Danubit” është një marrëdhënie e tensionuar e dy çifteve për mbijetesë në kulmin e luftës, është një apologji e dashurisë përballë kërcënimeve të vdekjes. Budapest, 1944. Në Evropën e shka tërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme.

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë. Të dy botët do të hyjnë në një konflikt të heshtur i cili do ta ndryshojë në mënyrë dramatike jetën e personazheve. Teksa Bora pret çdo ditë vizitën e oficerit nazist i cili kërkon një portret nga piktori i shquar, të burgosurit poshtë e gjejnë shpëtimin te kënaqësia e dashurise, lidhja më e pastër me jetën përballë grackës së vdekjes. Kthesat e papritura të fatit do t’i detyrojnë Borën dhe Margen të mërgohen në Argjentinë, ku jeta do ti befasojë dhe do t’i tmerrojë përsëri.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

350

Shkrimtarët

Shtëpia botuese

Short Description
Rafti #

3/2

Pesha

Website Stock