Përshkrim

Çfarë kuptojmë kur flasim për komparatistikën si “mendim i lëvizshëm për letërsinë” dhe “disiplinë e pasazheve, kalimeve”? Me cilat fusha lidhet? Ky libër gjurmon historinë dhe metodat e letërsisë së krahasuar nga zanafillat, në shek. XIX, deri në orientimet e dhjetëvjeçarëve të fundit, dhe përshkruan fushat themelore në të cilat operon disiplina (raportet letrare, letërsia e përgjithshme, letërsia dhe “tjetri”). Përshkrimi i fushave dhe çështjeve të ndërlidhura përqendrohet në shembuj të rëndësishëm të studimit të letërsisë së krahasuar.