Castigat
900L
Edhe pse me prejardhje nga shprehja latine Castigat ridendo mores, “i korrigjon zakonet duke qeshur me to”, qe dikur afishohej ne hyrjet e teatrove te komedise, Castigat-i i titullit te ketij libri nuk eshte vecse nje emer pene (pen name), me te cilin Ardian Vehbiu i pat botuar disa prej ketyre tregimeve ne revisten Peizazhe te fjales dhe nen te cilin ato jane bere tashme te njohura, ne mos edhe te dashura, per publikun. Nevoja per kete “nderrim” pseudonimi u shfaq sidomos pas botimit dhe ribotimit te vellimit Gjashtedhjete e gjashte rrefimet e Maks Gjerazit, nje permbledhje tregimesh qe me pare kishin dale, ne pjesen me te madhe, tek e njejta reviste nen pseudonimin Maks Gjerazi. Autori i ri, sado qe haptazi fiktiv, do te lajmeronte, keshtu, nje projekt te ri krijues, me synimin per te shfrytezuar ne rrjedhe te viteve tensionin midis rrefimit lakuriq te ligjerimit gojor, si ne perrallat , anekdotat, aforizmat, microfiction, apologet,parabolat dhe fabulat dhe tekstit nonfiction, qe jo rralle e pat cuar autorin drejt efektit mirefilli poetik.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.