Burra pa gra
900L
Femrat kane lindur te gjitha me nje organ te pavarur te vecante qe u jep mundesi te genjejne. Ky ishte opinioni personal i doktor Tokait. Varet nga personi, tha ai, se c’lloj genjeshtrash do te thote, ne cilen situate do t’i thote dhe si do t’i thote. Por ne njefare pike te jetes, te gjitha femrat thone genjeshtra dhe ato genjejne per gjera te rendesishme. Genjejne edhe per gjera te parendesishme, por ato nuk ngurrojne te genjejne per gjerat me te rendesishme. Dhe kur e bëjnë këtë, në shumicën e rasteve shprehja e fytyrës dhe zëri i femrave, nuk ndryshon aspak, ngaqë nuk janë ato që po gënjejnë, por është ky organ i pavarur me të cilin janë pajisur, që aktron më vete. Ja përse – përveç pak rasteve të veçanta – ato mund të vazhdojnë të kenë një ndërgjegje të pastër dhe arrijnë të flenë të qeta, pavarësisht se çfarë kanë thënë. Por pa ndërhyrjen e atij organi – një organ që na ngre në lartësi të reja, na flak në thellësi, na e hedh men-djen në kaos, na ngjall iluzione të bukura dhe ndonjëherë madje na çon drejt vdekjes – jeta jonë do të ishte në të vërtetë mediokre dhe e vrazhdë.