Përshkrim
Në romanin “Brenga e prokurorit, ashtu si tek romani “Anja”, duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vërtetë fiktive. Prokurori Martin Guri, grotesku Zambak Boja e sidomos vrasësi Marjan Boja – ky i fundit një karakter që nuk shqitet nga vëmendja e lexuesit, një ndër karakteret më të mirëgdhendur në veprat e botuara – krijojnë atmosferën e Siçilisë së romaneve të Leonardo Shasha-s. Vepra ka dy realitete: Ky i përditshmërisë tonë dhe, ai i fqinjit adriatikas, që nuk duken shumë fort të largët, sidomos si realitete romaneske.
Rudolf Marku – Poet laureat, shkrimtar
Romani “Brenga e prokurorit” është një dëshmi e epokës sonë në mjedisin social politik. Romani vjen me mjeshtërinë e stilit, gjuhës dhe kompozimit. E veçanta më e madhe është se shkrimtari ka krijuar personazhin: Martin Guri që ndodhet në qendër të romanit, me dilemat dhe karakterin, të kujton personazhin e Franc Kafkës te “Procesi”, Jozef. K.
Entela Kasi – shkrimtare, poete, presidente e PEN – Qendra Shqipëri
“Brenga e prokurorit” është romani që skanon jetën e nëndheshme të tranzicionit shqiptar. Krimi, mafia, kulisat, miqësia, familja, dashuria, profesioni dhe brengat e një të shkuare, e cila rikthehet të trondisë të tashmen, janë elementë specifikë të këtij romani të shkruar me mjeshtëri dhe përgjegjësi. Romani shërben për të kuptuar ingranazhet e pushtetit dhe mafias, por dhe vetes në raport me tjetrin, me jetën, me të papriturat dhe fatin.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.