Biseda mes miqsh
900L
Dublin në ditët tona. Fransis and Bobi, dikur të dashura, tashmë janë thjesht shoqe të ngushta, studente që aspirojnë të bëhen shkrimtare, të bëra të njohura për shfaqjet, në të cilat lexojnë poezitë e tyre. Në një prej këtyre shfaqjeve ato njihen me Melisën, një fotografe profesioniste më e madhe në moshë, e martuar me Nikun, një aktor. Në takimet mes tyre ato diskutojnë për botën, për jetën e tyre, kritikojnë kapitalizmin e fenë, njëlloj siç bënin dikur personazhet e Xhojsit. E kështu nis një histori miqësie, por në të njëjtën kohë, dhe një histori dashurie, që në një farë mënyre ua përshtjellon jetën të katërve, kur Fransis bie marrëzisht në dashuri me Nikun, duke rrezikuar befas të gjithë ekuilibrin e miqësisë së tyre. Por romani “Biseda mes miqsh” nuk është thjesht një histori e lehtë dashurie e tradhtie bashkëshortore: ai është para së gjithash portreti i një brezi të tërë të të rinjve në ditët tona, që nuk arrin të gjejë vendin në botën e sotme. Zëri i Fransisit, njëherësh poetik, spontan, herë-herë naiv, por gjithnjë aq i freskët, në të vërtetë është zëri i gjithë një brezi.