Availability: In Stock

Becoming Të bëhesh

SKU: 10101

1,800L

Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming – Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t’u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

448

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Becoming Të bëhesh”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *