Përshkrim
“Ç’do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?” Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t’i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.
“Ç’do të thosha? Asgjë.”
Edhe sot do të kisha dhënë të njëjtën përgjigje. A kemi të drejtë ne t’i gjykojmë ata që i duam? Nëse i duam, e bëjmë për diçka dhe, kjo diçka na e ndalon t’i gjykojmë. Apo jo?
“Le të themi… Po të mos e kisha vrarë vërtet… Por të ishte një aksident…”
“Oh, jam më i qetë tani.”
Ajo dukej e zhgënjyer nga kjo përgjigje së cilës më janë dashur aq shumë vite për t’ia kapur thatësinë dhe humorin e varfër të pavullnetshëm.
Mbi autorin
Patrick Modiano (1945) është një nga romancierët më të njohur francezë, edhe pse ai ka krijuar në qetësi dhe paimponueshëm. Çmimi Nobel për vitin 2014, konfirmoi veprën e tij madhore: rreth dyzet tituj, kryesisht romane të shkurtër por me një stil dhe poetikë pikante.
Është fitues edhe i një varg çmimesh letrare: Grand Prix të Akademisë Franceze (1972), Goncourt (1978), Grand Prix të fondacionit Princi Pierre de Monaco (1984), Prix Mondiali të fondacionit Simone dhe Cino del Duca (2010), Çmimin e Shtetit të Austrisë për Letërsi Europiane (2012) etj. Vepra e Modianos është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.