Availability: In Stock

Aparati fotografik dhe fotografia

Autor: Kudret Plaku
SKU: 9789928371874

2,000L

Category:

Përshkrim

“Fotografia dhe Aparati Fotografik” është libri me autor Kudret Plakun, që u prezantua së fundi në tregun e librit si një udhëzues mjaft i mirë si për të pasionuarit ndaj fotografisë. Në këtë libër bëjnë pjesë këshilla praktike, të përshtatura me ilustrime, duke ofruar udhëzime të qarta për të kuptuar artin e kapjes së momenteve. Sipas fotografit të njohur, Fadil Berisha “Ky libër është ideal për ata që nisin rrugën e fotografisë”. Por nuk është i vetmi që ka lënë një vlerësim, pasi autori ka zgjedhur personalitete të ndryshme, të japin opinionet dhe vlerësimet e tyre për këtë libër, i vetmi në llojin e tij, publikuar në Shqipëri. Shkrimtari Ben Blushi, i cili e pëlqen fotografinë, ndër të tjera në vlerësimin e tij shkruan: “Libri i fotografit të talentuar Kudret Plaku është një manual që të mëson si të bëhesh fotograf, pasi nga përvoja, nuk mjafton vetëm një kamerë për të bërë fotografi të mira dhe profesionale”. Gjithashtu në librin e tij kanë ndarë vlerësimet e tyre regjisori Eduart Grishaj e fotografi Fation Plaku. Fotografia ka fuqi të jashtëzakonshme për të kapur emocionet, apo edhe për të përcjellë emocionet tek njerëzit. Sipas fotografit Kudret Plaku, për të qenë një fotograf i suksesshëm, por dhe që të shkëlqesh në këtë profesion bashkangjitur talentit, mund të shprehësh edhe kreativitetin, pasi në këtë mënyrë e përcjell mesazhin më mirë në publik. Në intervistë për Radio Ejani, ai tregon se si lindi dëshira për të shkruar një libër për fotografinë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

150

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

0/5

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Aparati fotografik dhe fotografia”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *