Availability: In Stock

Amerikani i qete

Autor: Graham Grin
SKU: 978142432073890000

700L

Category:

Përshkrim

“Amerikani i Qetë” është një nga veprat më të njohura Graham Grin. Ai është shkruar në mesin e viteve 50-të dhe është përkthyer në shqip vetëm këto vitet e fundit. Ngjarjet zhvillohen në Vietnam, në kulmin e konfliktit me ish kolonizatorët francezë, përpara ndërhyrjes amerikane. Romani ka tre personazhe kryesore. Fouleri, një reporter anglez, tërësisht cinik dhe këmbëngulës për të qenë asnjëanës, Pailli (amerikani i qetë), një xhentëllmen i vërtetë por një njeri politkisht naiv dhe pa përvojë dhe Fongu, fillimisht e dashura e Foulerit e më pas Paillit. I gjithë romani vërtitet rreth këtyre personazheve dhe personazhet e tjerë janë aty më shumë për plotësimin e mozaikut. Në vija të përgjithshme “Amerikani i qetë” është një roman rreth një konflikti dashuror dhe një konflikti politik. Një formulë kjo që haset shpesh. Këto pista janë aq të ndërthurura me njëra tjetrën saqë është e vështirë të dallosh se kush dominon.për shembull Fouleri e përdor të qenit asnjëanës në luftë jo vetëm si kredo politike por edhe si një mekanizëm mbrojtës ndaj problemeve emocionale që i ka me shumicë. Pavarësisht kësaj ai është reporter lufte dhe bie, ngrihet e merr frymë me të. Në një plan më individual, Fouleri është njeriu që e ndjen realitetin der në kockë e që thellë thellë dëshiron t’i iki atij. Hapat e tij të rëndësishëm janë të pavendosur dhe pa entuziazëm. Përballë gjithë kësaj ai ka zgjedhur të jetë cinik, ekstremisht cinik, aq sa cinizmi i tij rrjedh si ujëvarë në çdo faqe të romanit. Nga ana tjetër, Pailli është njeriu i mirë që me entuziazmin dhe mirësinë e tij naive bën keq. Ndërsa ai përfaqëson njeriun e angazhuar e Fouleri atë të mospërfshirë, Fongu nga ana tjetër është njeriu natyral. Ajo shpesh duket sikur nuk ekziston, sikur është aty thjesht për të marrë frymë e për të shtyrë ditët. Kërkesat e saj janë të thjeshta dhe ajo kënaqet me pak. Mirëpo në fakt ajo është njeriu që bën atë që i vjen natyrshëm, që nuk i arratiset realitetit. Grin mbështetet shumë tek dialogu dhe shkëmbimet inteligjente të batutave. “Amerikani i qetë” është një libër për pamundësinë e mospërfshirjes. Grin mendon se në luftë herët a vonë je i detyruar të mbash një qëndrim. E nuk ke si të mos mendosh se edhe në jetë është e njëjta gjë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

213

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

14/1

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Amerikani i qete”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *