Informacion shtesë
| Autori | |
|---|---|
| Gjuha | |
| Nr i faqeve | 97 |
| Shtëpia botuese | |
| Shkrimtarët |
600L
Drama Aliu nëmakth zë fill në një cast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha. Midis plagosjes dhe vdekjes zhvillohet makthi i Aliut. Në këtë gjendje ëndrre/zhgjëndrre, nëpërjmet debatit të zgjatur të Aliut me dy engjëjt që kanë ardhur t’i sjellin hesapin e jetës dhe veprimeve të tij, drama ofron një dritare në psikologjinë e figures historike, Ali Pashë Tepelenës, dhe trashëgiminë e tij në mitologjinë kombëtare. Megjithatë, drama nuk është aspak një dramë historike. Përkundrazi, ndonëse ajo nuk shtrembëron asgjë nga “historia” e Aliut, ajo e shkëput Aliun nga historia. Në këtë kuptim, drama përsiatet të jetë një dramë-metaforë mbi drejtësinë.
| Autori | |
|---|---|
| Gjuha | |
| Nr i faqeve | 97 |
| Shtëpia botuese | |
| Shkrimtarët |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.