Përshkrim
Një libër që prezantohet me ngjarje që zhvillohen si në një film dramatik, ku lexuesi përballet me përmasat e padëgjuara të zezonës: piramida e vlerave të botës është përmbysur papritmas, njeriu sillet si ujk dhe ujku sillet si njeri. Në skenat e romanit “ADN-ja e korbave” Çun Gurra arrin të realizojë një pakt me bishën, ndërsa me njeriun s’bën dot pakt. Madje gjëma ndodh pikërisht kur ai ndahet nga bisha e bie sërish në dorë të njeriut. Në dorë të cilit njeri? Të njeriut – shtet. “Kish dy sy ku drita rrëshqiste pa vezullimë, si nëpër dy pika vaji, rënë diku në pluhur. Edhe ylli në kapelën e tij kish ngjyrë të kuqe të mbyllët, si njollë gjaku të ngrirë, të mpiksur. As aty s’gjente vend vezullimi i dritës”.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.