Përshkrim
Tali është autike. Por e fsheh këtë me sa mundet. Ajo e di se sa bezdisen prej kësaj njerëzit që e rrethojnë ata nuk e kuptojnë autizmin. Ata nuk e kuptojnë atë.
Me fshehjen e autizmit, Tali është duke fshehur veten e saj të vërtetë. Por kur kjo vetvete është e fortë dhe e mrekullueshme, nuk mund të fshihet përgjithmonë.
Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri “A më shikoni mua?” është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës i saj me autoren e famshme Rebecca Westcott.
Ky libër do t’jua ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi mendoni për autizmin.