Përshkrim
Ky libër që po iu paraqisim është bazuar pikërisht në një botim dy-gjuhësh (gjermanisht-italisht) të kësaj “Enciklopedie”. Një botim i tillë është përdorur për disa arsye.
Së pari, ndihmon me mënyrën krahasimore të gjuhëve përkthimin e saktë të veprës. Së dyti, pë shkak se libri në botimin italisht është i pajisur me një aparat didaktik. Përkthyesi dhe studiuesi i njohur italian i Hegelit, Vincenzo Cicero, dhe drejtuesi i botimit, filozofi Giovani Reale, përbri cdo numri seksioni të botimit në gjermanisht, në botimin në italisht ka një emërtim që përmbledh kuptimin specifik të atij seksioni. Po e njejta gje është shtuar edhe në emërtimin e pasazheve të veçantë brenda këtyre seksioneve. I gjithë ky sistem kapilar emërtimesh ndihmon jo vetëm në strukturimin shumë më të mirë të veprës, por sidomos në kuptimin më të saktë të saj. Së treti, “Enciklopedia” është një vepër e plotë filozofike në tre pjesë, që përveç “Shkencës së logjikës”, përbëhet edhe nga “Filozofia e natyrës” dhe “Filozofia e shpirtit”. Qëllimi ynë është që ajo të botohete plotë, në të tre pjesët e saj, ndaj dhe shënimet apo numërtimet e shënimeve janë bërë për të ruajtur rendin e “Logjikës” brenda gjithë “Enciklopedisë”, për të ndihmuar më pas në inkorporimin e saj në veprën e plotë
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.