Përshkrim
Nga autori i librit best-seller ’48 ligjet e pushtetit’, Robert Greene, vijnë të qëmtuara shkëlqyeshëm strategjitë e luftës që mund të na ndihmojnë të fitojmë mjeshtëri në botën moderne. Duke përfshirë kulturat mbarëbotërore dhe duke sintetizuar dhjetëra tekste politike, filozofike dhe fetare, ’33 Strategjitë e luftës’ është një udhëzues gjithëpërfshirës për lojën delikate shoqërore të jetës së përditshme. Bazuar në mësime të thella, të përjetshme, ilustruar me bollëk me shembuj të gjenialitetit dhe marrëzisë së të gjithëve, nga Napoleoni te Margaret Thatcher-i dhe Hanibali te Uliks S. Granti, te diplomatë, të ashtuquajturit kapitenë industrie, deri te shpatarët samurajë.