Availability: In Stock

20 e ca 20 e gjithcka

SKU: 9789928165244

900L

2 stok

Përshkrim

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç’vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh “viteve të mira të jetës” dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Përballë një karriere për të cilën ajo punoi shumë për ta ndërtuar, por që nuk i pëlqente dhe shkatërrimit të lidhjes që kishte, autorja Kristinë Hasler filloi të fliste me vajza të tjera njëzeteecavjeçare dhe zbuloi një model.

Shumë femra në të njëzetat (dhe të tridhjetat) e tyre ndihen të pasigurta dhe e kanë të vështirë të rivlerësojnë pozicionin e vet në atë që Kristina e quan “trekëndëshi i të njëzetave”: Kush jam? Çfarë dua? Si ta arrij atë që dua?

Gjatë gjithë librit, këto pyetje kthehen në mundësi për të identifikuar dhe për të eksploruar ëndrrat dhe vlerat e tua. Në vend që të mërzitesh dhe të acarohesh, ti mund t’i shndërrosh pyetjet në “harta” që të orientojnë për të ndërtuar një karrierë, një lidhje dhe një jetë që të përshtatet ashtu si xhinset e tua të preferuara.

Komente mbi librin
“Kristinë Hasler ka krijuar një mori ushtrimesh jashtëzakonisht të vlefshme për t’i ndihmuar vajzat në të njëzetat që të vlerësojnë zgjedhjet e tyre personale, financiare dhe në lidhje me karrierën. Pavarësisht nëse je një vajzë njëzetecavjeçare e çoroditur, e furishme apo jashtëzakonisht e kënaqur, ky libër mund të të ndihmojë të gjesh (dhe të vazhdosh) shtegun e duhur drejt suksesit.”

Jennifer Todd, producente filmi

“I shkruar me zemër të hapur nga autorja, ky libër i fton vajzat të analizojnë se çfarë i përkufizon ato. Një guidë e mrekullueshme, libri “20 e ca, 20 e gjithçka” ofron orientim praktik dhe frymëzues.”

Sophie Parienti, kryeredaktore e Yogi Times

“Një libër plot mendime të mprehta e që vlen për çdo kohë, “20 e ca, 20 e gjithçka” është një udhëzues, të cilin njëzetvjeçaret duhet ta lexojnë për të krijuar një ekuilibër të brendshëm e për të qenë të përgjegjshme për zgjedhjet që bëjnë në jetë.”

Trejsi MekUilliams, autore e librit “Dress to Express”

“Kristinë Hasler, një vajzë e sinqertë dhe jashtëzakonisht e mençur, na tregon si t’i kthejmë frikën dhe pështjellimin në guxim e zgjidhje. Ky libër frymëzues provon se të dish kush je dhe të besosh te vetja aq sa të ndjekësh ëndrrat e tua, nuk janë synime të paarritshme, por pjesë të rrugëtimit që ne e quajmë jetë. Jua rekomandoj me gjithë zemër këtë libër të mrekullueshëm!”

Sendi Grejzën, autore e librit “Journalution: Journaling to Awaken Your Inner Voice, Heal Your Life and Manifest Your Dreams”

“Një burim i çmuar, ku vajzat kanë mundësi të zbulojnë pikat e forta e të dobëta dhe më pas të dinë të përdorin këtë njohuri për të realizuar ëndrrat e tyre të jetës.”

Jane Buckingham, autore e librit “The modern Girl’s Guide to Life”

Mbi autoren
Kristinë Hasler, eksperte për transformimin e eksperiencës së njëzetecavjeçareve, drejton seminare në mbarë botën, mban leksione për studentët e kolegjit, flet nëpër konferenca dhe korporata të ndryshme dhe punon me individë si instruktore për jetën. Ajo është autore e librit “Manifesit i 20 e ca vjeçarëve” dhe shkruan për Huffington Post, për kolonën e përjavshme këshilluese. Jeton në Los Anxhelos.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

354

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

5/2

Pesha

Website Stock