• Dashuri dhe telashe

    0

    Edoardo Gustani është një “djalosh i artë” arrivist i botës milaneze të financës, ekspert i financës dhe shkrirjeve të kompanive. Për momentin është i interesuar të shtjerë në dorë shumicën e aksioneve të Health Green, një shoqëri që vepron në sektorin e integratorëve dhe produkteve biologjike, që gjendet në vështirësi pas disa kuturisjeve të çartura të administratorit të fundit të deleguar. Për të siguruar marrëveshjen, Gustani duhet të bindë pjesëtarët e familjes Longo, pronarë prej brezash të ndërmarrjes në fjalë. Ka vetëm një pengesë për të kapërcyer: të sigurojë miratimin e Elenës, mbesës së katër aksionareve të moshuara. Elena nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë në fjalë, që kur i ati preferoi të birin si administrator në vend të saj. E kishte mbyllur atë histori dhe kishte ndërruar drejtim duke hapur një qendër holistike, ku njerëzit mund t’i largoheshin kaosit të përditshëm dhe të relaksoheshin. Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera. Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik. Ndaj dhe vendos të kalojë disa ditë në qendrën e Elenës. Është i sigurt se do t’ia kthejë mendjen duke shfrytëzuar nurin e tij joshës. Por ja që ka të papritura që as një biznesmen cinik dhe i përllogaritur s’mund t’i marrë dot me mend….

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Libri i veres

    0

    August Evereti është shkrimtar i njohur i letërsisë artistike, i vlerësuar nga kritika letrare. Xhenjuëri Endrijus, nga ana tjetër, shkruan komedi të lezetshme romantike që kanë pushtuar majat e klasifikimit të librave bestsellerë. Ai është një shkrimtar serioz, por nuk mund të flasë për ndjenjat. Ajo është një avokate e dashurisë së përjetshme dhe një fundi të lumtur. Nuk kanë asgjë të përbashkët, vetëm se tre muaj me radhë do të jenë fqinjë në vilat e plazhit. Të dy vendosin të sfidojnë njëri-tjetrin dhe arrijnë një marrëveshje që do t’i nxjerrë nga zakonet e tyre krijuese: Augusti do ta kalojë verën duke shkruar një romancë me fund të lumtur dhe Xhenjuëri do të shkruajë Romanin e Madh Amerikan të radhës. Ajo do ta çojë Augustin në ekskursione të denja për komedi romantike dhe ai do ta marrë me vete gjatë intervistës me pjesëtarë të mbijetuar të një kulti të padëgjuar. Secili do të shkruajë librin e tij dhe askush nuk do të bjerë në dashuri. Vërtet?

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Njerezit qe njohim ne pushime

    0

    Popi dhe Aleksi, dy shokë të ngushtë.Dhjetë pushime verore.Një shans i fundit për të rënë në dashuri.POPI DHE ALEKSI. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi e të lexojë libra.Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë. Pjesën më të madhe të vitit jetojnë të ndarë – ajo në Nju-Jork Siti dhe ai në qytetin e tyre të vogël të lindjes – por çdo verë, gjatë një dekade të tërë, kanë bërë nga një javë pushime të shkëlqyera bashkë. Deri dy vite më parë, kishin prishur gjithçka. Madje, as që kanë folur më.Popi ka gjithçka që dëshiron, por jeta e saj ka ngecur në vend. Kur dikush e pyet kur ka qenë hera e fundit që është ndier vërtet e lumtur, ajo s’ka asnjë dyshim se ishte ai udhëtimi i fundit fatkeq me Aleksin. Prandaj, vendos t’i mbushë mendjen shokut të saj më të ngushtë që të shkojnë edhe një herë me pushime – t’i hapin kartat mbi tryezë, që të sqarohen. Si për mrekulli, ai pranon. Tani, ajo ka një javë për të ndrequr gjithçka. Të nxjerrë në pah të vërtetën e madhe që ka qëndruar vazhdimisht e heshtur brenda marrëdhënies së tyre në dukje të përsosur. Çfarë ka mbetur për t’u humbur?

    1,300L
    Shtoje në shportë