• Çelësat e mbretërisë

    0

    Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor. Ai nuk e ngjiti malin për të thirrur: “Vrisni! Vrisni! Nisuni, të mbushur me urrejtje, ngulni bajonetën në zorrët e vëllait tuaj.” Nuk janë fjalët e tij ato që buçasin sot nëpër katedrale, po zëra kriminalë dhe frikacakë.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • I zgjedhuri

    0

    I vendosur në sfond të Luftës së Dytë Botërore dhe të krijimit të shtetit të Izraelit, I ZGJEDHURI është një roman prekës për transformimin dhe traditën, rritjen dhe mençurimin, gjetjen e vetes – edhe nëse kjo mund të nënkuptojë heqjen dorë nga bashkësia. Në pranverën e vitit 1944, pesëmbëdhjetëvjeçarët Ruven Malter dhe Deni Sonders kishin jetuar vetëm pesë blloqe larg njëri-tjetrit. Por ata nuk ishin takuar kurrë deri në ditën e një ndeshjeje bejsbolli, ku një aksident bëhet shkak i një miqësie të pagjasë. Shumë shpejt këta dy djem – njëri në pritje për t’u bërë rabin hasidik dhe tjetri i shkujdesur me Amerikën laike – tërhiqen në botët e njëri-tjetrit, pavarësisht kundërshtimit të fortë të njërit prej etërve.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Qyteti i pasur

    0

    Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.

    Në midis janë tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet.

    1,500L
    Shtoje në shportë