• Perënditë kanë etje

    0

    “Perënditë kanë etje”, që mund të konsiderohet një roman historik, i vendos ngjarjet në periudhën e Revolucionit Francez të vitit 1793. Ngjarjet e romanit zhvillohen në momentin më dramatik të Revolucionit, nga prilli 1793 deri më 27 korrik 1794, duke përfshirë gjithë periudhën e diktaturës jakobine. Autori evokon jetën e Parisit revolucionar të asaj kohe, duke pasqyruar me mjeshtëri epokën historike dhe koloritin e saj. Simboli i tij poetik është figura antike e Orestit, hero i sfilitur, hakmarrës dhe vrasës; xhelat dhe viktimë. Thelbi i figurës së Gamëlenit shprehet në fjalët e tij: “Vogëlush, ti do të rritesh i lirë, i lumtur dhe këtë do ta kesh prej Gamëlenit të poshtër. Unë jam mizor, që të jesh i lumtur ti; jam zemërgur, që të jesh i mirë ti; jam i pamëshirshëm, që nesër të përqafohen të gjithë francezët duke derdhur lot gëzimi…”

    1,200L
    Shtoje në shportë