Ditarët e Max Frisch nuk janë shënime private të përditshme, por tepër krijime letrare të portretizimit të vetëdijes, në traditën e James Joyce-it dhe Alfred Dëblin-it. Max Frisch e konsideronte ditarin sit ë vetmen formë letrare të përshtatshme për të. Pas ditarit të tij të suksesshëm për vitet 1946-1949, “Ditari 196601971” u botua në vitin 1972.
Një tregim që flet për krijimin e miqësisë kur ndihesh vetëm… dhe shpresës, kur ndjen veçse frikë”. Lisa Thompson njihet nga lexuesi shqiptar përmes librit “Djali që mashtroi botën”.
Kiara, në vitin e fundit të liceut në Romë, është vajza klasike e mbarë. Historia e saj me Tomason, një djalë më i madh se ajo, mori fund në mënyrën më të keqe: e pasigurt, ajo nuk arrin t’i jepet plotësisht dhe ai e lë duke e poshtëruar në sy të shokëve të tij. Pak ditë më pas, Kiara njeh Çezaren: i gjatë, fizik atleti, flokë të zinj dhe sy të thellë e pak melankolik. Por Çezare është i rrezikshëm po aq sa edhe tërheqës. Në gjoks ka një tatuazh gjembash, që kapërthehen mes tyre, simbol i mbylljes së tij ndaj dashurisë.
Xhonatan Harkëri dërgohet të takojë një klient të kompanisë së tij në një pjesë të largët të Europës. Kështjella është e shkretë dhe konti është mikpritës tepër i çuditshëm. Por i riu Xhonatan nuk dyshon fare se ai dhe njerëzit rreth tij do të vihen në rrezikun më të madh dhe në llahtarin më të tmerrshëm që dikush mund të përfytyrojë! Tani ata duhet të gjejnë dhe të shkatërrojnë Drakulën, përpara se t’i gjejë ai dhe të shkatërrojë secilin prej tyre!