Seria “Unë, vogëlushi, prek dhe ndiej” Libërthi im i fermës Ky libërth është një mënyrë e përsosur që vogëlushët të njihen me fermën: me kafshët, si lopa, kali, pula, rosaku; me hambarin; me traktorin; me karotat e misrin etj. Të gjithë këta emra shoqërohen me nga një figurë për ilustrim, që mbizotëron faqen e librit. Dhe çdo figurë ka edhe diçka interesante për ta prekur e për ta ndier. Kështu, të vegjlit do të prekin jelen e kalit, do të ndiejnë rrotën e dhëmbëzuar të traktorit, kominoshet e dordolecit e plot gjëra të tjera. Certifikuar për sigurinë nga BE
Seria “Unë, vogëlushi, prek dhe ndiej” Libërthi im i fjalëve Në këtë libërth, vogëlushët do të njohin e do të mësojnë fjalët e para në mënyrë të përsosur. Çdo fjalë shoqërohet me një figurë me ngjyra të spikatura, që mbizotëron faqen e librit. Dhe çdo figurë ka edhe diçka interesante për ta prekur e për ta ndier. Në këtë mënyrë, truri dhe duart e vogla do të nxiten dhe do t’i ngulitin mirë në mendje fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE
Seria “Unë, vogëlushi, prek dhe ndiej” Libërthi im i kafshëve Ky libërth është një mënyrë e përsosur që vogëlushët të njihen me kafshët shtëpiake. Emri i çdo kafshe shoqërohet me figurën e kafshës, që mbizotëron faqen e librit. Dhe çdo figurë ka edhe diçka interesante për ta prekur e për ta ndier. Kështu, të vegjlit do të prekin gëzofin e qenit, do të ndiejnë në gishta zhguallin e breshkës, veshët e lepurushit, trupin e hardhucës e plot gjëra të tjera. Certifikuar për sigurinë nga BE
Seria “Unë, vogëlushi, prek dhe ndiej” Libërthi im i ngjyrave Sa mirë e bukur mësohen ngjyrat me këtë libërth! Çdo faqe, që është e plotë e ndaj shfletohet lehtë, përmban një figurë me një ngjyrë. Çdo figurë, përveç ngjyrës që spikat, ka edhe diçka interesante për ta prekur e për ta ndier. Ky libër është i shkëlqyer për të përmirësuar aftësitë e të nxënit qysh në moshë të vogël. Certifikuar për sigurinë nga BE
Tani që shkolla po mbaron, ky libër mund të jetë një mik i shkëlqyer përgjatë pushimeve verore për fëmijën tuaj. Krahas lojërave, plazhit dhe aventurave, në këtë tekst fëmijët mund të rrisin imagjinatën, aftësitë dhe mbajnë të gjalla njohurit që janë marrë përgjatë vitit në shkollë. Në tekst ka përralla, lojëra, ushtrime matematike dhe gjuhe për nxënës që kanë mbaruar klasën e parë.
Maksit i ka ardhur në majë të hundës që e treta A gjithmonë rrihet në futboll nga e katërta B. Por në festën sportive nuk duhet të ndodhë kjo. Në skuadrën e tyre as trajneri më i mirë nuk bën punë, pasi të gjithë grinden më njëri-tjetrin. Por Maksi që është tip, e gjen zgjidhjen: ai merr maskotën e duhur, me ndihmën e sëcilës e treta A bashkohet dhe, ndoshta, mund edhe të fitojë lojën.