Botim që sjellë shkencën e pubertetit ne gjuhen e adoleshentit. Libri më i kompletuar për djemtë në adoleshencë: me ilustrimet, pa asnjë dyshim, më të bukura ndonjëherë. Ky libër i dedikohet djemve të moshës nga 9 deri në 19 vjet. Djemtë nga ky libër do të mësojnë se çfarë ndodh me ta gjatë fazës së pubertetit. Aty do të gjejnë përgjigje në shumë pyetje, të cilat nuk kanë kujt t’ia bëjnë apo u vjen siklet t’i bëjnë. Do të mësojnë se si të mbajnë higjienën, si të ushqehen shëndetshëm, cili sport u përshtatet më shumë, si të organizojnë kohën e tyre të lirë, si të sillen në shoqëri me femrat ashtu që të ndjehen mirë, etj. Ky libër u ndihmon që të rriten më lehtë dhe të fitojnë vetëbesim.
Ola është dhjetë vjeçe dhe ka jetuar gjithmonë me mamanë. Por, tanimë, jeta e bukur ka marrë fund: Einari, partneri i mamasë, është transferuar në shtëpinë e tyre dhe, pas tij, vjen edhe një vëllaçko.
Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar “Përshëndetje! Jam unë. Të dua shumë.”