Ditarët shqiptarë, është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë. Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, si: si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Mit’hat Frashri e shumë të tjerë.
“Fletë nga jeta ime” titullohet libri me kujtime i Dhimitër S. Shuteriqit, një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar “Fletë nga jeta ime” lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton; kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë, po aq të ndriçuar nga vështrimi i artistit dhe i njeriut.